Kupa e Italisë: Interi e viziton Fiorentinën, në kërkim të një vendi në çerekfinale

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 15:24
Kupa e Italisë: Interi e viziton Fiorentinën, në kërkim të një vendi në çerekfinale

Kupa e Italisë: Interi e viziton Fiorentinën, në kërkim të një vendi në çerekfinale

Interi do ta kërkojë një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë, kur të takohet me Fiorentinën sot në ndeshjen e 1/8 së finales në Firencë.

Fiorentina është nikoqire e Interit në stadiumin Artemio Franchi, në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Italisë duke filluar në orën 15:00.

Skuadra e Antonio Contes do të përballet me rivalin e qytetit Milan në çerekfinale, nëse e kalon Fiorentinën.

Kjo është vetëm njëra prej dy garave, përveç Serie A, në të cilat zikaltrit kanë ende mundësi të fitojnë trofe këtë sezon, pasi u eliminuan nga garat evropiane në dhjetor.

Conte ka vendosur të bëjë ndryshime të theksuara në formacion për këtë takim, posaçërisht në mesfushë, ku ia ka dhënë rolin e organizatorit Christian Eriksenit.

Sulmuesi kryesor Romelu Lukaku do të pushohet sërish dhe vendin e tij do ta zërë Alexis Sanchez.

Formacionet zyrtare:

 

Inter+Fiorentina

Image

 

Image

 

(Kosova Sot Online )