City e Tottenhami duan t’i mbajnë pikët në shtëpi sonte

  • G.G /
  • 13 January 2021 - 17:05
City e Tottenhami duan t’i mbajnë pikët në shtëpi sonte

“Citizens” do të kenë punë me Brightonin, kurse “Spurs” e presin Fulhamin në xhiron e 18-të të Premierligës

Premierliga angleze vazhdon me ndeshjet tjera të xhiros së 18-të të saj.

Pas Manchester Unitedit, sonte është radha e Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

“Citizens” do ta presin Brightonin dhe të besuarit e trajnerit Pep Guardiola do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi.

City i ka dy ndeshje më pak se lideri, United, prandaj do të mundohet t’i fitojë ato për t’iu afruar sadopak kreut.

Nga ana tjetër, Brightoni gjendet në pjesën e poshtme të tabelës dhe një barazim në “Etihad” do të ishte i kënaqshëm për këtë ekip.

Kjo ndeshje fillon në orën 19:00.

Ndërkohë, fitoren në shtëpi e kërkon edhe Tottenhami sonte.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk do të ketë punë të vështirë pasi përballë do të ketë ekipin e pafuqishëm, Fulham, i cili është i 18-ti në tabelë.

Me një fitore eventuale, Spurs do t’i bashkoheshin Leicesterit dhe Evertonit, me të cilët do ta ndanin pozitën e tretë, vetëm një pikë më pak se i dyti në tabelë, Liverpooli.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:15.

(Kosova Sot Online)