Marotta e konfirmon, Suning po e shqyrtojnë shitjen e aksioneve në Inter

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 17:24
Marotta e konfirmon, Suning po e shqyrtojnë shitjen e aksioneve në Inter

CEO i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Suning janë duke e marrë në “konsideratë” shitjen e aksioneve në Inter

Për këtë kishte raportuar në dhjetor “IL Corriere dello Sport”, ku kishte shkruar se Suning po shqyrton afrimin e disa investitorëve të jashtëm.

Drejtori i Interit Steven Zhang e kishte mohuar këtë lajm por ka pasur edhe disa lajme të tjera javët e fundit, duke thënë se fondacioni BC Partners dëshiron që të investojë në Inter dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që t’i blejnë shumicën e aksionëve të Suning.

“Pronarët janë duke shqyrtuar këto mundësi në interes të Interit dhe në respekt të historisë së klubit”, tha Marotta për Radio Rai para ndeshjes Fiorentina-Inter.

“NE e dimë se mund të llogarisim në baza solide, ne jemi kompakt. Ka pasur shumë thashetheme që kanë qarkulluar mbi kokën tonë por ne nuk shqetësohemi shumë për to”.

(Kosova Sot Online)