Rrahmani shkëlqen në fitoren e Napolit, super paraqitje e Nadim Bajramit

  • A.P /
  • 13 janar 2021 - 19:47
Rrahmani shkëlqen në fitoren e Napolit, super paraqitje e Nadim Bajramit

Napoli ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë duke e mposhtur më shumë vështirësi Empolin. Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti Amir Rrahmani, madje kishte edhe gisht në golin e fitores se Napolit në fund të ndeshjes. Për Empolin ka shkëlqyer tetovari Nadim Bajrami që shënoi dy supergola

Napoli kishte menduar se do të këtë punë të lehtë me Empolin sonte por që ja që nuk i doli ashtu sikurse e kishte pritur.

Marrë parasysh që Empoli në këtë ndeshje ishte pa trajnerin e tyre dhe pa tre lojtarë shkaku që u konfirmuan sot të infektuar me koronavirus.

Napoli e dominoi ndeshjen që nga fillimi i ndeshjes dhe të goli erdhi në minutën e 18-të te ndeshjes me anë të Di Lorenzos.

Por, Empoli do të reagonte dhe do të shënonte një gol të bukur në minutën e 33-të dhe ishte shqiptari nga Tetova, Nadim Bajrami që do të shënonte një gol të bukur me të djathtën e tij.

Megjithatë, Napoli do të reagonte dhe do ta rikthente epërsinë në minutën e 38-të ku Lozano do të shënonte një gol të bukur për vendasit.

Në pjesën e dytë prapë Napoli ishin më të mirë me Empolin që do të kërkonte golin e barazimit me kundërsulme.

Megjithatë, në lojë skuadrën mysafire e ktheu përsëri Nadim Bajrami që do të shënonte një gol tjetër të bukur në minutën e 68-të.

Pas pësimit të golit Napoli pati disa sulme rresht por që nuk arriti të kalojë në epërsi tek në minutën e 77-të.

Pas goditjes nga këndi topin me kokë e goditi Amir Rrahmani i cili top u devijua nga një mbrojtës i Empolit për të shkuar të Petagna që nuk e pati vështirë që të shënoi golin e epërsisë.

Empoli në pjesën e mbetur të ndeshjes pati edhe disa sulme por që nuk i konkretizoi me gol.

Rrahmani luajti në këtë ndeshje për 95 minuta ku për pak minuta luajti edhe Kristjan Asllani i Kombëtares shqiptare.

Napoli në çerekfinale do të luan kundër fituesit të çiftit Roma-Spezia. 

(Kosova Sot Online)