Barcelona kërkon finalen e Superkupës së Spanjës pa Messi sonte

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 20:22
Barcelona kërkon finalen e Superkupës së Spanjës pa Messi sonte

Real Sociedad-Barcelona është gjysmëfinalja e vetme për Superkupën e Spanjës që do të luhet sonte në Estadio El Arcangel

Lionel Messi nuk ka startuar sonte për Barcelonën derisa skuadra e Ronald Koeman e kërkon trofeun e parë këtë sezon.

Në Estadio El Arcangel, Barcelona do të luajë si mysafirë i Real Sociedadit që ka ditur të jetë një skuadër e papërshtatshme sivjet.

Adnan Januzaj nuk ka startuar në këtë ndeshje por ai është në bankën rezervë.

Në anën tjetër Koeman sonte ka zgjedhur që të startojë me Antoine Griezmann, Braithwaite dhe Dembele në sulm.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Real Madrid – Athletic Bilbao, ndeshje që do të luhet nesër. 

(Kosova Sot Online)