Real Sociedad-Barcelona shkon në vazhdime

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 22:59
Real Sociedad-Barcelona shkon në vazhdime

Ndeshja gjysmëfinale për Superkupën e Spanjës Real Sociedad-Barcelona ka përfunduar barazim 1-1. Finalisti i kësaj ndeshje do të përcaktohet pas vazhdimeve 

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta lojë për ta përcaktuar finalistin e parë në Superkupën e Spanjës në mes të Real Sociedad-Barcelona.

Barcelona ishte më e mirë në pjesën e parë dhe arriti që të kalojë në epërsi me de Jong në minutën e 39-të të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Real Sociedad barazoi rezultatin pas një super penalltie të dyshimtë që në gol e shndërroi Oyarzabal në minutën e 51-të.

Në minutat e mbetur asnjëra skuadër nuk arriti të shënoi kështu që fituesi do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive. 


(Kosova Sot Online)