Lëndimi i Messit më serioz seç mendohej, mund të mungojë edhe në finale

  • S.A /
  • 14 January 2021 - 08:52
Lëndimi i Messit më serioz seç mendohej, mund të mungojë edhe në finale

Duket se lëndimi i Lionel Messit është më serioz seç mendohej, pasi trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka thënë se argjentinasi mund të mungojë edhe në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.

Messi mungoi në fitoren e Barçës me penallti kundër Real Sociedadit të mërkurën, për shkak një lëndimi të paspecifikuar.

Edhe pse fillimisht u tha se kapiteni argjentinas kishte ndier vetëm një shqetësim të vogël në stërvitje, Koeman nuk është i sigurt nëse 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për finalen e së dielës.

I pyetur nëse Messi do të luajë të dielën, Koeman tha: “Shpresoj. Por nuk e di këtë, duhet të presim”.

Në finalen e Superkupës, Barcelona do të përballet me fituesin e duelit të sotëm mes Real Madrid dhe Athletic Bilbao. 

(Kosova Sot Online )