Neymari nuk po ndalet, e tall Gonzalezin, ky i fundit e quan bërllok

  • S.A /
  • 14 January 2021 - 10:08
Neymari nuk po ndalet,  e tall Gonzalezin, ky i fundit e quan bërllok

Zënka publike mes mbrojtësit të Marseille, Alvaro Gonzalez, dhe sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar, vazhdoi edhe të mërkurën, kur spanjolli e quajti bërllok brazilianin në Twitter, pas takimit të tyre në finalen e Superkupës së Francës.

Mauro Icardi dhe Neymar shënuan për t’i ndihmuar PSG-së ta mposhtë 2:1 Marseillen në finalen e Superkupës së Francës të mërkurën mbrëma.

Neymar dhe Gonzalez ishin zënë edhe në një ndeshje në shtator, në të cilën braziliani ishte përjashtuar nga loja me karton të kuq për shkak të i kishte rënë shpullë pas qafës Gonzalezit.

Pas ndeshjes Neymar e pati akuzuar spanjollin për komente raciste drejtuar atij, duke shkruar në Twitter: “Pendesa ime e vetme është pse nuk i rashë në fytyrë atij idioti”.

Gonzalez, ndërkohë, i pati mohuar akuzat e Neymarit, duke thënë se braziliani duhet të mësoj sesi të humbë dhe ta pranojë humbjen në fushë.

Këtë zënkë ata e vazhduan në fushë dhe jashtë saj pas ndeshjes të mërkurën.

Pas ndeshjes, Neymari e talli Gonzalezin në Teatër, duke e postuar një fotografi adresuar atij.

Gonzalez iu përgjigj: “Prindërit e mi gjithmonë më kanë mësuar t’i hedh mbeturinat”.

(Kosova Sot Online )