Ish-gjyqtari i Premierligës e godet Kloppit: Jurgen është hipokrit

  • S.A /
  • 14 January 2021 - 11:45
Ish-gjyqtari i Premierligës e godet Kloppit: Jurgen është hipokrit

Ish-gjyqtari i Premierligës, Mark Clattenburg, e ka quajtur hipokrit trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili kishte sugjeruar se Manchester Unitedi është duke u favorizuar këtë sezon.

Pas humbjes së Liverpoolit kundër Southamptonit në fillim të këtij muaji, Klopp u zemërua që skuadrës së tij gjoja iu mohuan dy penallti dhe bëri krahasim mes penalltive që i fiton Man United dhe ekipi i tij gjatë kohës së tij në Anfield.

“Tani dëgjoj se Manchester Unitedi ka fituar më shumë penallti për dy vjet sesa unë për pesë vjet e gjysmë”, kishte thënë trajneri i Liverpoolit.

Që prej Ole Gunnar Solskjaer e zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor 2018, Unitedi i ka fituar 42 penallti krahasuar me 19 të fituara nga Liverpooli në të gjitha garat.

Por Clattenburg, i cili e ka ndarë drejtësinë në 292 ndeshje të Premierligës gjatë karrierës së tij si gjyqtar, këmbëngul se gjyqtarët nuk e favorizojnë Unitedin dhe e ka akuzuar Kloppin se po bën lojëra mëndësh para takimi të Liverpoolit me Unitedin të dielën në Anfield.

“Të jemi të qartë: nuk ka konspiracion në anën e gjyqtarëve dhe zyrtarëve”, tha Clattenburg.

“A la Klopp të kuptohej se a? Apo ai sugjeroi se Unitedi ka lojtarë të cilët janë të nxitur të simulojnë? Nëse ai e kishte fjalën për të parën, atëherë nuk kam kohë të merrem me këtë. Thjesht nuk është e vërtetë”, tha Clattenburg.

“Ai tingëllon si hipokrit nëse sugjeron se lojtarët e Unitedit po kërkojnë të fitojnë penallti. Mo Salah dhe Mane e bëjnë të njëjtën me taktika të ngjashme”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )