Ish-numri një i botës, Murray infektohet me koronavirus

  • S.A /
  • 14 January 2021 - 12:07
Ish-numri një i botës, Murray infektohet me koronavirus

Ish-numri një i botës, Murray infektohet me koronavirus

Ish-numri një i botës Andy Murray ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, por prapëseprapë shpreson se do t’ia dalë të marrë pjesë në grand slamin e parë të këtij viti, Australian Open, i cili nis muajin e ardhshëm.

Tenisti 33-vjeçar nga Britania e Madhe pritej të udhëtonte drejt Australisë së shpejti, por tani do t’i duhet të vetizolohet në shtëpinë e vet.

Murray, i cili është mirë me shëndet, shpreson se do të mundë të mbërrijë në Australi më vonë dhe të marrë pjesë në turne, i cili nis më 8 shkurt.

Tri herë fituesi i titujve grand slam është pesë herë finalist në turneun e Melbourne.

Murray dhe ekipi i tij janë duke punuar ngushtë me drejtorin e turneut, Cragi Tiley, për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme, në mënyrë që britaniku të marrë pjesë në grand slamin e parë të vitit 2021. 

(Kosova Sot Online )