Arsenali kërkon ta vazhdojë formën e mirë edhe kundër Crystal Palace

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 20:09
Arsenali kërkon ta vazhdojë formën e mirë edhe kundër Crystal Palace

Arsenali pret sot në Emirates Stadium skuadrën rivale të kryeqytetit anglez, Crystal Palace

Granit Xhaka ka startuar që nga minuta e parë në ndeshjen e sotme, derisa Arsenali nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e fundit ku ka shënuar katër fitore.

Tri fitore në Premier Ligë dhe një në Kupën FA kanë bërë që Arsenali të kthehet në formë të mirë pas 7 ndeshjeve pa fitore në Premier Ligë.

Përpos Xhakës sonte nga minuta e parë sulmit të Arsenalit pritet që t’i prinë Aubameyang, Smith Rowe, Lacazette dhe Saka.

Arsenali është në vendin e 11 me 23 pikë kurse Crystal Palace është në vendin e 13 me vetëm një pikë diferencë me skuadrën e Artetës

(Kosova Sot Online)