Zidane flet pas eliminimit nga Athletic Bilbao

  • S.A /
  • 15 January 2021 - 09:06
Zidane flet pas eliminimit nga Athletic Bilbao

Real Madridi është mposhtur mbrëmë nga Athletic Bilbao me rezultat 1:2, duke u eliminuar nga Superkupa e Spanjës. Ishte trajneri Zinedine Zidane i cili foli pas ndeshjes. Ai tha se ekipi dhe Hazard u munduan të bëjnë më të mirën, por atë e arritën vetëm në pjesën e dytë dhe jo në të parën.Kjo humbje dhe paraqitja jo e mirë e lojtarëve, e në veçanti e belgut Hazard ka lënë shije të hidhur te tifozët e Los Blancos, por jo edhe te trajneri Zidane. “Pjesa jonë e parë ishte e vështirë, ne nuk e filluam ndeshjen mirë. Është ajo që ata kishin, dy raste dhe dy gola. Ka qenë e komplikuar. Kur je 0-2 është gjithmonë e vështirë. Pastaj kemi pasur një pjesë të dytë më të mirë, krijuam raste, goditëm shtyllën, shënuam një gol”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madrid dhe tifozët duhet të jenë të durueshëm me Eden Hazard. “Nuk mendoj se njerëzit janë lodhur prej tij. Duhet të jesh i durueshëm me të. Ai dëshiron ta nxjerrë më të mirën. Sot nuk ishte vetëm Eden. Ne e filluam lojën keq, por ai bëri mirë në pjesën e dytë”, përfundoi trajneri i Realit.Të dielën Athletic Bilbao do të luajë ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

(Kosova  Sot Online )