Odriozola pranë largimit nga Reali, e ardhmja e tij te Fiorentina

  • S.A /
  • 15 January 2021 - 10:37
Odriozola pranë largimit nga Reali, e ardhmja e tij te Fiorentina

Alvaro Odriozola do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i djathë ishte i huazuar edicionin e kaluar te Bayern Munich, por gjiganti gjerman nuk e shfrytëzoi klauzolën për blerjen e tij.25-vjeçari është pjesë e Real Madridit, por këtë edicion është paraqitur vetëm 57 minuta në një ndeshje në La Liga.

Reali po mendon për huazimin e lojtarit i cili është në bisedime me Fiorentinën.Gianluca Di Marzio ka raportuar se klubi vjollcë është shumë afër t’i sigurojë shërbimet e spanjollit. Por Fiorentina nuk do ta ketë të drejtën e blerjes së tij edhe pse klubi italian e ka kërkuar një gjë të tillë. Gjithsesi përveç Fiorentinës, në garë për të janë edhe skuadrat tjera si Valencia e Getafe, por lojtari preferon të largohet nga La Liga. 

(Kosova Sot Online )