Pochettino kërkon ribashkimin me yllin e Tottenhamit në PSG

  • S.A /
  • 15 January 2021 - 14:26
Pochettino kërkon ribashkimin me yllin e Tottenhamit në PSG

Paris Saint-Germain po shpreson të nënshkruajë me Dele Alli në formë huazimi këtë muaj, me Mauricio Pochettino që raportohet t’i ketë thënë klubit se ai është objektivi i tij kryesor këtë afat kalimtar.

Pochettino dhe Alli punuan së bashku me shumë sukses për më shumë se katër vjet në Tottenham dhe argjentinasi i ka thënë PSG-së se ai mendon se Alli mund të japë një kontribut të madh për pjesën e mbetur të sezonit, sipas The Guardian.

Skuadra e Ligue 1 gjithashtu ka qenë e lidhur me një tjetër ish-lojtar të Tottenhamit, Christian Eriksen, por është Alli ai për të cilin Pochettino është i interesuar.

Edhe Dele Alli është i interesuar për ndryshim, pasi më nuk po gjen hapësirë nën Jose Mourinhon. Mesfushori ka bërë vetëm 4 paraqitje në ligë, gjashtë në Evropa Ligë dhe dy ndeshje në Kupë.

24-vjeçari nuk ka konflikt me askënd në klub, por dëshiron të luajë më shumë minuta, veçanërisht me Kampionatin Evropian që vjen në verë. Bisedimet e mëtejshme midis klubeve do të zhvillohen gjatë ditëve të ardhshme. 

(Kosova Sot Online )