Federata Ndërkombëtare e Xhudos: Kosova vazhdon të mahnisë

  • S.A /
  • 15 January 2021 - 16:00
Federata Ndërkombëtare e Xhudos: Kosova vazhdon të mahnisë

Kosova mori pjesë në Mastersin e Dohas me pesë garues, katër nga të cilët u kthyen me medalje.

Distria Krasniqi fitoi të artën, kurse Majlinda, Nora dhe Loriana u stolisën me medalje të bronzta. Ndërkohë, Akil Gjakova u rendit i shtati në kategorinë e tij.

Për këtë sukses të Kosovës ka shkruar edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, duke e lavdëruar punën e madhe të Kosovës.

“Kosova vazhdon të mahnisë me katër medaljet e Mastersit. Krahasuar me numrin e pjesëmarrësve, është padyshim një nga vlerat më të mira për ekipin e tyre. Puna e bërë nga përzgjedhësi Driton Kuka është një model i llojit të vet”, ka shkruar sot Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Të gjithë xhudistët pjesëmarrës morën pikë olimpike në këtë Masters, të cilat do t’u ndihmojnë për renditje më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen në verën e këtij viti. 

(Kosova Sot Online )