Lazio fiton derbin romak, Muriqi luan 13 minuta

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 23:09
Lazio fiton derbin romak, Muriqi luan 13 minuta

Lazio ka mundur me rezultat 3-0 skuadrën e Romës në një derbi ku skuadra e Inzaghit ishte shumë më e mirë që nga fillimi i ndeshjes. Dy gola i shënoi Luis Alberto dhe një tjetër Immobile për t’i dhënë kështu një fitore të rëndësishme Lazios, e cila nuk e ka nisur edhe aq mirë këtë sezon. Vedat Muriqi luajti për 13 minuta në këtë derbi

Lazio ka bërë një ndeshje tepër të mirë sonte kundër Romës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 3-0.

Që nga fillimi skuadra e Inzaghit ishte më e mirë se ajo e Fonsecas.

I shumë disponuari për lojë, Immobile shënoi golin e parë për Romën në minutën e 14-të të ndeshjes pas një depërtimi të mirë të Lazzarit i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtje të Romës për të pasuar të Immobile i cili edhe shënoi golin e parë.

Lazio do të shënonte përsëri në minutën e 23-të, kësaj radhe ishte një depërtim i mirë i Immobiles nga krahu i majtë, i cili pasoi mandej për Luis Alberton për të shënuar kështu golin e dytë për vendasit.

Me rezultat 2-0 përfundon pjesa e parë.

Pjesën e dytë Lazio prapë ishte më e mirë dhe kërkonte golin e tretë dhe e arriti atë në minutën e 67-të.

Prapë ishte Luis Alberto që shënoi, kësaj radhe pas një goditje të fuqishme nga jashtë 16 metërshit për ta trefishuar epërsinë.

Minutat në vazhdim ishin të Romës dhe me së afërmi për të shënuar ishte Dzeko në minutën e 82-të por topin e priti Reina.

Vedat Muriqi luajti në këtë ndeshje për 13 minuta pasi që e zëvendësoi Immobilen në minutën e 83-të duke luajtur për 13 minuta lojë derisa pati 4 prekje të topit.

Kjo fitore e ngrit Lazion në vendin e shtatë me 31 pikë, tri më pak se Roma në vendin e tretë që ka 34. 

(Kosova Sot Online)