Trajneri i PSG-së testohet pozitiv me Covid-19

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 09:55
Trajneri i PSG-së testohet pozitiv me Covid-19

Asistenti i Mauricio Pochettinos do ta drejtojë skuadrën të shtunën kur ata do të përballen me Angers në Ligue 1

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino është testuar pozitiv me Covid-19, ka konfirmuar klubi.

Argjentinasi është në izolim dhe nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e skuadrës së tij në Ligue 1 kundër Angers të shtunën.

Në vend të tij do të jenë trajnerët Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino që do ta drejtojnë këtë skuadër në ndeshjen që PSG do ta luajë jashtë.

“Menaxheri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino është testuar pozitiv me Sars-Cov2 pas testit PCR”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Ai do të jetë në izolim dhe do të ndjek këshillat mjekësore sipas manuelit për trajtim nga Covidi”.

(Kosova Sot Online)