Nuk udhëtoi në Barcelonë sepse doli pozitiv me koronavirus, Prishtina s’e harron lojtarin e saj

  • G.G /
  • 16 janar 2021 - 09:58
Nuk udhëtoi në Barcelonë sepse doli pozitiv me koronavirus, Prishtina s’e harron lojtarin e saj

Prishtina dje u mposht në futsall nga kampioni në fuqi i Evropës, Barcelona me rezultat 9:2.

Kjo ndeshje ishte në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe u zhvillua në qytetin spanjoll, Barcelona. Për shkak të pandemisë, nuk ka ndeshje kthyese dhe fituesi vendoset në një përballje të vetme.

Prishtina para se të udhëtonte për në Spanjë, kishte bërë testet për koronavirus, kurse një lojtar kishte rezultuar pozitiv.

Bëhet fjalë për Elton Maxharrajn, sulmuesin e ekipit të kryeqytetit të Kosovës.

Megjithatë, klubi prishtina nuk e harroi, pasi kishin bërë një foto para ndeshjes edhe me fanellën e Eltonit.

“Kryesia e klubit dhe bashkëlojtarët nuk e harruan andaj me vete morrën fanelën me të cilën do të ishte paraqitur ai dhe bënë një foto për t’i treguar se nuk është vetëm dhe se do të kthehet së shpejti në mesin tonë” – thuhet në postimin e faqes së klubit të Prishtinës.

https://www.facebook.com/prishtinafutsal/posts/4921697241237685

(Kosova Sot Online)