Ekipet më të vlefshme në botë, prin Liverpooli

  • 16 January 2021 - 12:47
Ekipet më të vlefshme në botë, prin Liverpooli

Triumfi në Premierligë sezonin e kaluar dhe në Champions League para dy viteve i ka dhënë Liverpoolit epitetin e ekipit futbollistik më të vlefshëm në botë.

Kështu të paktën është renditja nga sajti i njohur, Transfermarkt.

“Reds” kanë vlerë të përgjithshme prej 1.1 miliard euro, duke lënë pas vetes ekipin tjetër të Premierligë, Manchester Cityn me 1.06 miliard euro.

Pas tyre vijnë Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, që e përmbyllin top-5shen.

Barcelona dhe Real Madridi pasojnë në vendet 5 dhe 6 duke shënuar ulje të vlerës.

Nga 20 ekipet më të vlefshme, nëntë janë nga Premierliga, Serie A katër, La Liga tri, Bundesliga tri dhe Ligue 1 një. 

(Kosova Sot Online)