Arsenal dhe Ozil arrijnë marrëveshje për shkëputjen e kontratës

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 12:48
Arsenal dhe Ozil arrijnë marrëveshje për shkëputjen e kontratës

Më në fund, “vuajtjet” e Ozilit tek Arsenali po marrin fund. Raportet e fundit thonë se është arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës së Ozilit me klubin londinez.

Kështu raportoi gazetari i njohur i sportit, David Ornstein, i cili tha se shkëputja e kontratës është me efekt të menjëhershëm.

Kështu, pas shtatë viteve e gjysmë, Ozil do të largohet nga “Emirates".

Nëse gjithçka shkon sipas planit, 32-vjeçari do të udhëtojë këtë fundjavë në Turqi për ta finalizuar kalimin te Fenerbahçe si transfer i lirë. 

(Kosova Sot Online)