Werder Bremen-Augsburg, Milot Rashica në stol

  • S.A /
  • 16 January 2021 - 15:21
Werder Bremen-Augsburg, Milot Rashica në stol

Werder Bremen do të përballet me Augsburgun në kuadër të javës së 16-të në Bundesligë.

Werder Bremeni i Rashicës gjendet në vendin e 13-të me 15 pikë, i rrezikuar nga tri pozitat e fundit.

Në anën tjetër, Augsburg gjendet dy pozita më lart me 19 pikë të tubuara

Milot Rashica rikthehet nga lëndimi, por ndeshjen do ta nis nga stoli, ndërsa pritet që të ketë minuta për të në pjesën e dytë.

(Kosova Sot Online )