Real Madridi kërkon nga Ramos ta ulë pagën nëse dëshiron të qëndrojë

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 09:06
Real Madridi kërkon nga Ramos ta ulë pagën nëse dëshiron të qëndrojë

Real Madrid dëshiron që Sergio Ramos ta ulë pagën në mënyrë që të mbetet në klub, raporton ABC.

Florentino Perez dëshiron që kapiteni i tij të nënshkruajë një kontratë të re një-vjeçare me një ulje prej 10 përqind të pagës së tij aktuale.

Ramos thuhet se dëshiron një marrëveshje dy-vjeçare me të njëjtën pagë si kontrata e tij aktuale, por ai është i interesuar të qëndrojë në Madrid.

Tash e sa kohë ka ngecje në bisedimet për kontratën e re për qendërmbrojtësin spanjoll, i cili nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”.

Prej vitit 2005, Sergio Ramos është pjesë e Real Madridit, duke bërë 468 paraqitje dhe duke e ndihmuar klubin të fitojë trofe.

(Kosova Sot Online)