Napoli-Fiorentina, Rrahmani në stol, starton Hysaj

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 11:38
Napoli-Fiorentina, Rrahmani në stol, starton Hysaj

Napoli dhe Fiorentina është dueli që hap maratonën e ndeshjeve për ditën e sotme në Serie A. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 18-të.

Të dy ekipet tashmë kanë publikuar formacionet startuese, kurse Amir Rrahmani do të mbetet në bankën rezervë.

Qendërmbrojtësi kosovar pati paraqitje të mirë në Kupë, por gabimi që bëri ndaj Udineses ende nuk është harruar nga Gattuso.

Për Napolin do të startojë mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj.

(Kosova Sot Online)