Vjen një ofertë nga Turqia për Hazardin

  • A.P /
  • 17 janar 2021 - 15:39
Vjen një ofertë nga Turqia për Hazardin

Eden Hazard nuk po kalon aspak kohë të mira te Real Madridi. Forma jo e mirë dhe lëndimet nuk po e lënë të tregojë potencialin që posedon belgu.

Mediat pranë klubit madrilen po raportojnë sot se klubi turk, Fenerbahce ka bërë një ofertë për ish-yllin e Chelseas.

Klubi turk po tenton ta marrë Hazardin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i klubit madrilen, i cili nuk po ka përfitim nga mbajtja e Hazardit në skuadër aktualisht. 

(Kosova Sot Online)