Vidali shpjegon pse e puthi stemën e Juventusit pak para derbit

  • S.A /
  • 18 January 2021 - 09:44
Vidali shpjegon pse e puthi stemën e Juventusit pak para derbit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ka këmbëngulur se qëllimi i tij asnjëherë nuk ka qenë ta puthë stemën e ish-klubit të vet, Juventus, por ish-bashkëlojtarin e vet Giorgio Chiellini, duke thënë se ka respekt të madh për tifozët zikaltër.

Mesfushori kilian i zemëroi tifozët e Interit dhe u akuzua se e puthi stemën e Juventusit pak çaste para fillimit të derbit të Serie A në San Siro të dielën.

Vidal i kaloi katër vjet në Torino para se t’i bashkohej gjigantit gjerman Bayern Munich, Barcelonës dhe përfundimisht Interit.

33-vjeçari shënoi njërin prej dy golave të fitores së Interit kundër Juventusit dhe shpjegoi se çfarë ndodhi në të vërtetë para takimit.

“Kurrë nuk kam dashur ta puth stemën e një ekipi tjetër. Ajo puthje ishte shenjë dashurie për një vëlla i cili më dha futboll, me të cilin përjetova vite të mrekullueshme dhe ne e duam njëri-tjetrin”, shkroi Vidal në Instagram.

“Unë e respektoj ekipin tim, tifozët e mi dhe njerëzit të cilët më besuan për ta mbrojtur dhe zhvilluar historinë e këtij klubi të mahnitshëm. Do ta jap shpirtin për këtë. Forca Inter!”

(Kosova Sot Online )