Mancini e paralajmëron Pirlon: Të jesh trajner s’është njëlloj si të jesh futbollist

  • S.A /
  • 18 janar 2021 - 15:25
Mancini e paralajmëron Pirlon: Të jesh trajner s’është njëlloj si të jesh futbollist

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, e ka paralajmëruar trajnerin e Juventusit, Andrea Pirlon, se të jesh trajner është shumë më ndryshe nga të qenet futbollist, pas fitores së Interit 2:0 në derbin e Serie A të dielën.

Mancini u shpreh i lumtur që Nicoloi Barella shënoi golin në fitoren e Interit 2:0 kundër kampionit në fuqi.

Sipas trajnerit italian foli edhe për garën për titull në Serie A, e cila duhet të jetë më interesantja në dekadën e fundit.

“Ishte ndeshje e bukur dhe isha i lumtur që shënoi gol Barella. Është fitore e mirë për Interin. Juventusi mund ta zhvillojë një lojë të dobët kohë pas kohe, kjo ndodh në futboll”, tha Mancini.

Pirlo po kritikohet shumë për taktikat e tij nga mediat italiane.

“Është normale të kesh probleme në fillim. Edhe nëse ke top lojtarë, të jesh trajner është dallon nga të qenet futbollist. Është normale, përmirësimi vjen ngadalë”, shtoi ai.

Interi është barazuar me pikë me liderin dhe rivalin Milan, por kuqezinjtë do ta zhvillojnë ndeshjen e kësaj jave sonte kundër Cagliarit.

“Fillimisht, mendoja se Milani nuk do të mundë të duronte gjatë, por ende është lider. Nëse fiton ndaj Cagliarit, atëherë do të jetë shumë i rrezikshëm dhe pretendent për titull deri në fund të sezonit”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )