Goditet edhe ekipi i Romës, Zaniolo infektohet me koronavirus

  • S.A /
  • 18 January 2021 - 15:53
Goditet edhe ekipi i Romës,  Zaniolo infektohet me koronavirus

Zaniolo infektohet me koronavirus.Futbollisti i Romës, Nicolò Zaniolo ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ylli i Romës dhe Italisë është jashtë fushe deri në mars për shkak të një dëmtimi në gju, por ka qenë duke u stërvitur në Trigoria gjatë javëve të fundit.

Lojtari njoftoi në Instagram se ai doli pozitiv për Coronavirus.

“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19 pasi testit që iu nënshtrova këtë mëngjes. Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë, por sigurisht që kam filluar karantinën. Shpresoj se mund të kthehem në Trigoria sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë do të mbështes shokët e mi nga shtëpia” – theksoi Zaniolo.

(Kosova Sot Online )