Habit Klopp: Jemi të përqendruar në top katërshe, jo në mbrojtjen e titullit

  • S.A /
  • 18 January 2021 - 16:04
Habit Klopp: Jemi të përqendruar në top katërshe, jo në mbrojtjen e titullit

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli i tij duhet patjetër të përqendrohet që sezonin ta përfundojë brenda top katërshes në Premierligë, para se të brengoset për mbrojtjen e titullit. Pas barazimit pa gola kundër Manchester Unitedit të dielën në Anfield, Liverpooli ra në pozitën e katërt në ligë. Forma e të kuqve është shqetësuese, sepse ndeshja kundër Unitedit ishte e treta radhazi që ata dështojnë të shënojnë gol. Liverpooli ndodhet vetëm një pikë mbi vendin e pestë, Tottenhamin, para derbit të Merseyside kundër Evertonit.

Kloop beson se kampioni i Premierligës nuk e ka të garantuar as kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Për mua, rëndësi ka se ku ndodhemi për tani për tani – është më rëndësi që të kemi pikë dhe të jemi brenda këtij grupi (top katërshe)”, tha Klopp.

“Për ta arritur këtë nevojiten pikë. Jemi midis një grupi ekipesh të cilat luftojnë për këtë vend dhe këtë duhet ta bëjmë edhe ne. Nuk ka rëndësi nëse nuk bëhemi kampion, nuk është argëtim më. Ne luftojmë për gjithçka dhe këtë e pashë edhe sonte. Më e rëndësishmja është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe unë e di sa e vështirë është kjo. Ky sezon do të jetë garë e vështirë për top katërshe”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )