Ibrahimovic flet për ardhjen e Mandzukicit në Milan

  • S.A /
  • 19 January 2021 - 08:57
Ibrahimovic flet për ardhjen e Mandzukicit në Milan

AC Milan shënoi fitore me rezultat 0:2 ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Të dy golat i ka shënuar Zlatan Ibrahimovic, i cili sapo ishte rikthyer si startues nga lëndimi.

Pas ndeshjes, ai u pyet edhe për ardhjen e Mario Mandzukicit në Milan.

“Jam i lumtur, tani do të jemi dy që do t’i frikësojmë kundërshtarët” – u shpreh sulmuesi suedez.

Tani, Ibrahimovic ka 12 gola në tetë ndeshjet që i ka zhvilluar këtë edicion në Serie A.

(Kosova Sot Online )