Lexoni edhe:
“Kënaqësi të jem pjesë e kësaj paraqitjeje” – Reagimi i Xhakës pas fitores së Arsenalit kundër Newcastle
Mikel Arteta ka thënë se Mesut Ozil do ta ketë gjithmonë një histori të madhe në Arsenal dhe se klubit do t’i mungojnë cilësitë e tij.
Trajneri i Arsenalit Arteta theksoi po ashtu se qëndrimin e qartë për Ozilin do ta japë sapo mesfushori turk-gjerman ta kompletojë kalimin në klubin turk Fenerbahce.
Ozili do t’i bashkohet Fenerbahces si lojtar i lirë sapo shkëputja e parakohshme e marrëveshjes së tij me Arsenalin – e cila do të mbaronte në verë – të finalizohet.
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë i kaloi tetë vjet në Londrën veriore.
32-vjeçari po largohet nga Arsenali si një lojtar që luajti rol kyc në sukseset e klubit në fitimin e dy trofeve në FA Cup në dy sezonet e tij të para, por nuk ka luajtur që prej marsit 2020 për shkak të problemeve me klubin.
“Mesut është në Turqi duke i kryer testet mjekësore. Ende nuk janë kryer disa çështje dokumentesh, por nuk ka rëndësi – cilësitë e Mesutit do të na mungojnë”, tha Arteta.
“Ai është lojtar i veçantë i cili ka histori të madhe në këtë klub dhe kur të kompletohet marrëveshja (për kalimin e tij në Fenerbahce) unë do ta jap mendimin tim për të”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )