Owen: Mësova italisht pas lajmeve se Interi më dëshironte

  • S.A /
  • 19 January 2021 - 15:36
Owen: Mësova italisht pas lajmeve se Interi më dëshironte

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Liverpoolit, Michael Owen, ka zbuluar se kishte mësuar italisht në vitin 1998, për t’u përgatitur për t’iu bashkuar Interit.

Owen – i cili gjatë karrierës së tij të bujshme ka luajtur edhe për Real Madridin dhe Manchester Unitedin, e kujton kohën kur Interi i Massimo Morattit kishte shprehur interesim të madh për të në vitet e 90-ta.

“Pas Kupës së Botës më 1998, kur isha në Liverpool, klubet italiane u interesuan për mua”, tha Owen për Sky Sport Italia.

“Menaxheri im në atë kohë ishte ai i David Plattit dhe ai kishte marrëdhënie të mira me shumë presidentë”.

“Ka pasur kontakt me Interin e Morattit natyrisht, dhe sigurisht edhe me dy klube të tjera italiane. E mbaj në mend si mësoja italisht në rast se do të largohesha. Nuk ndodhi kurrë, por kur isha i ri, futbolli italian ishte më i miri në botë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )