Pirlo me mungesa të shumta para finales së Superkupës

  • A.P /
  • 19 janar 2021 - 19:45
Pirlo me mungesa të shumta para finales së Superkupës

Andrea Pirlo ka grumbulluar 21 futbollistë për finalen e Superkupës së Italisë, kundër Napolit, që do të zhvillohet “Mapei stadium”.

Mungesa serioze për trajnerin bardhezi, që përveçse pa futbollistët që rezultuan pozitive më COVID-19, Alex Sandro, Juan Cuadrado, Matthijs De Ligt dhe Paulo Dybala, duhet të bëjë edhe pa Merih Demiral, për shkak të një problemi fizik (përjashtohet mundësia e infektimit me Koronavirus).

Finalja e Superkupës së Italisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00

Lojtarët e grumbulluar:

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mbrojtës: Chiellini, Danilo, Bonucci, Di Pardo, Dragusin, Frabotta.

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Ranocchia.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Morata.

(Kosova Sot Online)