Dortmundi mposhtet nga Leverkuseni, hap prapa në garë për titull

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 22:41
Dortmundi mposhtet nga Leverkuseni, hap prapa në garë për titull

Bayer Leverkusen e ka fituar derbin e javës së 17-të në Bundesligë ndaj Dortmundit me rezultat 2:1.

Diaby kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Julian Brandt barazoi rezultatin për Dortmundin në minutën e 67-të, kurse në të 80-tën Wirtz vulosi fitoren e Leverkusenit.

Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e dytë, kurse Dortmund mbetet në vendin e katërt me 29 pikë, shtatë më pak se lideri, Bayern Munich.

(Kosova Sot Online)