Martin Odegaard bën kërkesë për largim nga Real Madridi

  • 20 January 2021 - 12:05
Martin Odegaard bën kërkesë për largim nga Real Madridi

Martine Odegaard është i frustruar me minutazhën që e ka te Real Madridi dhe ka bërë një kërkesë për t’u larguar në këtë afat kalimtar.

Mesfushori norvegjez që iu bashkua Los Blancos në vitin 2015, ka startuar në vetëm pesë ndeshje tte gjiganti spanjoll, derisa kishte një huazim të suksesshëm në edicionin e kaluar te Real Sociedadi. Në atë kohë, Odegaard kishte startuar në 16 takime në 18 ndeshje qysh në sezonin e parë te Sociedadi dhe arriti që të stabilizonte vetën në njërin prej mesfushorëve më të mirë në La Liga.

Por, me rikthimin e tij te Real Madridi në verën e kaluar, ai nuk po gjen shumë hapësira në skemat e Zinedine Zidanes.

Kështu, sipas asaj që raporton Diario AS, Odegaard ka kërkuar që të largohet nga klubi në mënyrë që të luajë më shumë.

Los Blancos mund t’i plotësojnë dëshirën dhe ta dërgojnë sërish në huazim te ndonjë skuadër rivale në ligë.

Deri më tani në këtë edicion në La Liga ai ka luajtur vetëm 367 minuta, dhe kjo nuk i mjafton Odegaardit.

(Kosova Sot Online )