Ballkani mposhtë në miqësore CSKA Moskën

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 19:05
Ballkani mposhtë në miqësore CSKA Moskën

Ballkani ka zhvilluar sot edhe ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të parapërgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit në Kosovë. Ata sot kanë mposhtur me rezultat 3-0 ekipin e shpresave U21, CSKA Moska  

FC Ballkani ka fituar me rezultat të pastër kundër CSKA Moskës në Antalia.

Djelmoshat e Blendi Shkëmbit kanë bërë një lojë të mirë ku edhe kanë fituar me rezultat 3-0 në këtë miqësore.

Golat për skuadrën nga Suhareka Lindon Emerllahu, Armend Thaçi dhe Arbër Shala.

Ballkani e përfundoi pjesën e parë të kampionatit në vendin e dytë me 38 pikë kurse pas përfundimit të pjesës së parë ata shkarkuan trajnerin Ismet Munishi derisa në vend të tij sollën trajnerin e njohur shqiptar, Blendi Shkëmbi.

(Kosova Sot Online)