Fitore e vështirë e Manchester City kundër Aston Villës, merr kreun e Premier Ligës

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 21:03
Fitore e vështirë e Manchester City kundër Aston Villës, merr kreun e Premier Ligës

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 kundër Aston Villës në Etihad Stadium. Një lojë e hapur por që nuk pati gola deri në minutën e 79-të. Kjo fitore e dërgon në vend të parë Manchester City, s’paku deri ta luan ndeshjen Manchester United sonte kundër Fulham

Manchester City e ka mposhtur me rezultat 2-0 Aston Villën.

Në një ndeshje të vështirë, ku pati të reshura të mëdha të shiut gjatë 90 minutave, City ka arritur që vetëm në fund ta sigurojnë fitoren.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, City disa herë pati shanse për të shënuar, por edhe Villa ishte tepër e rrezikshme me anë të kundërsulmeve.

Goli për Cityn erdhi në minutën e 79-të.

Ishte një gabim i mbrojtjes se Aston Villës ku nga ai përfitoi Bernardo Silva për të shënuar një gol të bukur në minutën e 79-të te ndeshjes.

Aston Villa tentoi që të rikthehet në ndeshje por në minutën e 89 shkaktuan penallti të cilën në gol e shndërroi Ilkay Gundogan në minutën e 90-të.

Kjo fitore e ngjit Manchester Cityn në vendin e parë të Premier Ligës angleze me 38 pikë. Këtë pozitë ata mund ta ruajnë deri pas ndeshjes se Manchester United që e zhvillon sonte në Londër kundër Fulhamit. 


(Kosova Sot Online)