Goli mahnitës i Paul Pogbas ndaj Fulhamit po vlerësohet lartë

  • S.A /
  • 21 January 2021 - 09:44
Goli mahnitës i Paul Pogbas ndaj Fulhamit po vlerësohet lartë

Paul Pogba ka shënuar një supergol për të mbajtur Manchester Unitedin në krye të tabelës së Ligës Premier, pas një fitore të bujshme kundër Fulhamit.

Fulhami tronditi Djajtë e Kuq në Craven Cottage ndërsa Ademola Lookman kaloi ekipin e Scott Parkerit në epërsi në minutën e pestë të përballjes së mërkurës.Sidoqoftë, Unitedi arriti të gjej golin e barazimit përmes Edinson Cavani për të dërguar të dyja ekipet në pushimin mes pjesëve me rezultatin 1-1.

Pogba, i cili shënoi në fitoren 1-0 të Unitedit ndaj Burnley për t’i dërguar ata në krye të tabelës javën e kaluar, erdhi si shpëtim i skuadrës së tij përsëri në pjesën e dytë.Mesfushori 27-vjeçar francez mori topin jashtë zonës dhe arriti të gjente hapësirë ënga dy lojtarë të Fulhamit para se të lëshonte një goditje mahnitëse për të mposhtur portierin Alphonse Areola.

Fulham nuk ishte në gjendje të rrëmbente barazimin pasi United mori tre pikë të rëndësishme në garën për titullin e Ligës Premier, ndërsa forma dhe goli i Pogbas po vlerësohet lartë nga njohësit e sportit. 

 

(Kosova Sot Online )