Gallardo në vend të Zidane në Real Madrid – sipas mediave argjentinase

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 14:27
Gallardo në vend të Zidane në Real Madrid – sipas mediave argjentinase

Zinedine Zidane pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit dhe të zëvendësohet me Marcelo Gallardo, pas eliminimit turpërues nga Kupa e Mbretit, sipas mediave argjentinase.

Real Madridi u turpërua të mërkurën mbrëma duke humbur kundër Alcoyano, ekipit të kategorisë së tretë në futbollin spanjoll.

Kampionit të Spanjës nuk i mjaftuan as yjet si Toni Kroos, Casemiro, Eden Hazard, Marco Asensio, Karim Benzema dhe Fede Valverde, për ta shmangur eliminimin nga kupa.

Kjo nënkupton se brenda vetëm gjashtë ditëve, Real Madridi i humbi shpresat për fitimin e dy trofeve të ndryshëm, pasi javën e kaluar humbi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës nga Athletic Club.

Sipas ESPN Argentina, Real Madridi e ka zgjedhur tashmë trajnerin e River Plate, Marcelo Gallardo, për ta pasur Zidanin.

Pas ndeshjes, Zidane e mori përgjegjësinë dhe i mbrojti lojtarët e vet, edhe pse nuk është i sigurt nëse ata ende e përkrahin atë.

“Mendoj se po, por ju duhet t’i pyesni ata (nëse ende më përkrahin)”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Unë marr përgjegjësi dhe çfarë do që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Jam shumë i qetë, lojtarët deshën ta fitonin këtë ndeshje. Ata përpiqen dhe nganjëherë gjërat shkojnë ndryshe”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)