FIFA i kërcënon me dënim të rëndë lojtarët dhe klubet që marrin pjesë në Superligën Evropiane

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 15:48
FIFA i kërcënon me dënim të rëndë lojtarët dhe klubet që marrin pjesë në Superligën Evropiane

FIFA i ka kërcënuar me pezullim të rëndë lojtarët dhe klubet që përfshihen në çfarëdo gare të re dhe paautorizuar nga ajo, pas rinisjes së bisedimeve për krijimin e një Superlige Evropiane për klubet më të mëdha dhe më të famshme evropiane.

Ka vite që bisedohet për krijimin e një gare kontinentale, me Barcelonën, Real Madridin dhe klube të tjera të mëdha nga ligat elitare evropiane që e kanë mbështetur krijimin e saj.

Më hollësisht, bëhet fjalë për një Superligë Evropiane e cila do ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve dhe në të cilën do të garonin klubet më të mëdha dhe më të famshme evropiane.

Kjo është kundërshtar nga disa, megjithatë, përfshirë nga gjiganti i Bundesligës Bayern Munich, presidenti i UEFAS Aleksander Ceferin dhe nga shefi i La Ligas Javier Tebas.

Tani edhe FIFA ka dalë publikisht kundër kësaj ideje dhe i ka paralajmëruar lojtarët se do t’ua ndalojë pjesëmarrjen në garat e saj – siç është Kupa e Botës dhe Kampionati Evropian – nëse marrin pjesë në çfarëdo gare që nuk autorizohet nga ajo.

“Në lidhje me thashethemet në media për krijimin e një ‘Superlige’ Evropiane nga disa klube evropiane, FIFA dhe gjashtë konfederatat dëshirojnë ta përsërisin dhe të theksojnë fuqishëm se një garë e tillë nuk do të njihet as nga FIFA e as nga konfederatat e saj”, shkruhet në deklaratën e shtëpisë së futbollit botëror.

“Secili klub apo lojtar që përfshihet në një garë të tillë nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë garë që organizohet nga FIFA apo konfederatat e saj përkatëse, si pasojë”, ka thënë FIFA.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga presidentet e gjashtë konfederatave të FIFA dhe nga vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. 

(Kosova Sot Online)