Për Pogban Cavani është lojtar më kualitativ se Rashford, Martial dhe Greenwood

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 18:08
Për Pogban Cavani është lojtar më kualitativ se Rashford, Martial dhe Greenwood

Djajtë e kuq arritën që ta marrin sulmuesin më përvojë uruguain si lojtar të lirë në verën e vitit 2020, vendim ky që duket se është i qëlluar nga ta

Paul Pogba thotë se Edinson Cavani ofron kualitet në skuadrën e Manchester United që Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Mason Greenwood nuk i kanë.

Ole Gunnar Solskjaer transferojë sulmuesin në skuadrën e tij gjatë verës së vitit 2020. Cavani kishte mbetur pa klub disa javë derisa United e mori atë në skuadër, me uruguaianin që i kishte skaduar kontrata e tij me Paris Saint-Germain.

“Të gjithë e dinë që Edi është një sulmues top klas dhe ka pak sulmues si ai në botë dhe ne e kemi atë”, tha Pogba, i cili shënoi një gol të bukur në Craven Cottage për MUTV kur u pyet për prezencën e Cavanit në Manchester.

“Ne e dimë që golat e vështirë janë këto gola. Ne kemi lojtarë të talentuar – Anthony Martial, Rashy në sulm, madje edhe Mason, e që ata mund të godasin portën edhe nga jashtë zonës – po ata nuk e kanë këtë, përvojën e Edit dhe ata nuk kanë të njëjtat kualiteti sikurse i ka Edi”.

“Kështu që, mendoj që ne e kompletojmë njëri-tjetrin me këta lojtarë në sulm dhe Edi tregon klasin e tij, sikurse bëri mbrëmë. Këto gola na nevojiten në këtë kohë, ai gjithmonë është aty në kohë të duhur dhe në momentin e duhur, për ta ndihmuar skuadrën të fitojë”.

(Kosova Sot Online)