PSG do të ishte destinacioni më i mirë për Messi

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 19:23
PSG do të ishte destinacioni më i mirë për Messi

Lionel Messi është i lirë për të biseduar me klubet e tjera para se të bëj lëvizjen përfundimtare këtë verë kur kontrata e tij do të skadojë dhe ikona e Brazilit dhe Barcelonës beson që Paris Saint-Germain do të ishte destinacioni më i mirë për argjentinasin

Skuadra e Ligue 1 është njëri nga disa klubet që janë të interesuar për shërbimet e Messi dhe Rivaldo mendon se në këtë skuadër ai do të përshtatej për mrekulli.

“Ata do të ishin një opsion i mirë për ta, sidomos që klubi ka një menaxher argjentinas si Mauricio Pochettino”, tha Rivaldo në kolumnen e tij për Betfair.

“Messi do të ribashkohej edhe me shokun e tij Neymar, kështu që ai ka arsyeje ti thotë ‘po’ klubit nëse vije oferta”.

“Në Ligue 1, ai mund të shkelqejë pa problem pasi që është një skuadër më e dobët se La Liga dhe Premier Ligë dhe po ashtu do të arrinte që të jetë fizikisht mirë gjatë një sezoni dhe i gatshëm të tregojë vetën në ndeshje të Ligës së Kampionëve”.

Përpos argumentit të tij për futbollin, Rivaldo po ashtu ka folur edhe për fuqinë financiare të PSG e që mund të jetë një tjetër arsye që ai të luajë për ta.

“Financiarisht, pak klube do të mund ta paguanin atë më mirë se PSG”, shtoi Rivaldo.

“Kështu që mendoj se ky do të jetë opsioni më i mirë për Messi”.

“Futbolli francez po ashtu do të përfitonte shumë me prezencën e tij, në terma medial dhe të sponsorizimit”. 

(Kosova Sot Online)