United beson se Paul Pogba nuk do të largohet

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 19:47
United beson se Paul Pogba nuk do të largohet

Paul Pogba e ka të ardhmen në Manchester United, derisa supergoli i tij bëri që tani ai të jetë në vendin e parë në Premier Ligë – dhe ai mund ta bëjë këtë edhe për disa vite

Pronarët e Manchester United besojnë shumë që Paul Pogba nuk do të largohet këtë verë dhe nuk dëshiron që të lirohet nga kontrata e tij që ka me skuadrën e nga Old Trafford.

Kontrata e tanishme e Pogbas zgjat deri në fund të sezonit të ardhshëm por ai është lidshur me një largim në verë, me Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe ish klubi i tij Juventus që e kërkojnë.

Agjenti i tij, Mino Raiola ka thënë se francezi nuk është i fokusuar në United dhe dëshiron një sfidë në një skuadër tjetër.

Por, Pogba ka pasur një ngritje të formës së tij javëve të fundit duke u bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Ole Gunnar Solskjaer pasi që të dy kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë kohëve të fundit me njër-tjetrin.

United është në krye të tabelës dhe ka 13 ndeshje pa humbje në ligë duke u bërë kështu pretendues për titull për herë të parë prej që ata e fituan atë në vitin 2013.

Pogba, i cili shënoi golin e fitores për United kundër Fulham të mërkurën në mbrëmje, beson tani që ai bashkë me lojtarët e tjerë të United do të fitojnë trofe të mëdhenj në 18 muajt në vazhdim dhe dëshiron që ta përmbush këtë ambicie të tij në nivel klubesh.

27 vjeçari, i cili ka fituar Botërorin me Francën më 2018, do të dëshironte që ta ndihmonte United ta fitonte Premier Ligën përsëri dshe mandej të shqyrtonte planet e tij për largim.

(Kosova Sot Online)