Barcelona fillon sot rrugëtimin në Kupën e Mbretit kundër Cornellas

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 19:59
Barcelona fillon sot rrugëtimin në Kupën e Mbretit kundër Cornellas

Barcelona do të luan sonte kundër skuadrës së Ligës së Tretë të Spanjës, divizionit B, UD Cornella

Real Madrid u eliminua nga Kupa e Mbretit nga një skuadër e të njëjtit nivel, por a do të ndodh kjo edhe me Barcelonën mbetet të shihet.

Koeman ka startuar me një kombinim interesant në këtë ndeshje duke pushuar disa nga lojtarët e tij kryesor.

Braithawaite, Puig, Ilaix dhe Mingueza janë disa nga lojtarët e rinj që kanë startuar për Barcelonën.

UD Cornella është skuadër që gjendet në qytetin e Katalonisë, Cornella de Llobregat.

(Kosova Sot Online)