Muriqi starton kundër Parmës për Lazion në Kupën e Italisë

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 20:25
Muriqi starton kundër Parmës për Lazion në Kupën e Italisë

Lazio do të luajë sonte ndeshjen në Kupën e Italisë kundër Parmës në përpjekjen e tyre për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare

Inzaghi ka vendosur që të luajë nga fillimi sonte me Vedat Muriqin, i cili në sulm do të shoqërohet nga Perreira dhe Fares.

Kështu Muriqi starton pas një kohe të gjatë, pas startimeve që kishte bërë në fillim të sezonit madje edhe në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Lazio në rast të kualifikimit do të luajë kundër Atalantas, të cilët mposhtën Cagliarin para një jave.

(Kosova Sot Online)