Ngritja e Ronaldos me gola te Juventusi

  • A.P /
  • 21 janar 2021 - 21:21
Ngritja e Ronaldos me gola te Juventusi

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave tashmë nuk mund të diskutohet, por Cristiano Ronaldo me shpejtësi po ngjitet edhe në top-listën e golashënuesve më të mirë të Juventusit

CR7 ka gjetur rrjetën deri me tani 760 herë në karrierën e tij gjatë fitores së mbrëmshme në fitoren 2-0 në finale të Superkupës së Italisë kundër Napolit.

Kjo përfshihet në të gjitha golat në ndeshjet zyrtare si profesionist, si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren.

Disa burime citojnë që ky rekord është kontenstuar nga Federata Çeke e futbollit të cilët thonë se Josef Bican ka shënuar 821 gola pra shumë më shumë se 759.

Pele, po ashtu ka thënë se ka shënuar 1283 gola, por në këtë gjë ai ka futur edhe golat në miqësore dhe në nivelin e të rinjve.

Edhe nëse ky rekord mbetet pjesë e debatit, Ronaldo në anën tjetër është duke shkruar historinë me Juventusin.

Ai ka shënuar 85 gola në 109 ndeshje zyrtare për Zonjën e Vjetër, duke e vendosur vetën në mesin e 16 golashënuesve të klubit, pak më poshtë se Pippo Inzagji që ka 89.

Në një kohë kaq të shkurtër, veterani portugez tashmë është afër për të hyrë në top-10, të cilin për momentin e mban Federico Munerati në 249 ndeshje.

Muajin e ardhshëm Ronaldo mbush 36 vjet, kështu që ai vështirë që do ta zë Alessandro Del Pieron i cili ka shënuar 290 gola në 705 paraqitje për klubin.

Ai është 110 gola para vendit të dytë, Roberto Battega. 

Golashënuesit më të mirë të Juventusit

Juventus all-time scorers

Alessandro Del Piero: 290

Roberto Bettega: 180

Giampiero Boniperti: 179

David Trezeguet: 171

Omar Sivori: 163

Felice Borel: 143

Pietro Anastasi: 132

John Hansen: 124

Roberto Baggio: 115

Federico Munerati: 114

John Charles: 104

Michel Platini: 104

Paulo Dybala: 98

Guglielmo Gabetto: 92

Pippo Inzaghi: 89

Cristiano Ronaldo: 85

(Kosova Sot Online)