Rashkaj bëhet me ekip të ri

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 22:20
Rashkaj bëhet me ekip të ri

Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë dy vjeçare për ekipin suedez, Orgryten që garon në Ligën e Dytë të Suedisë

Anel Rashkaj me në fund ka gjetur ekip të ri pas një kohe të gjatë ku kishte mbetur pa ekip.

Këtë ai e ka zyrtarizuar në faqen e tij në Facebook ku ka treguar se ka nënshkruar kontratë dy vjeçare për Orgryten.

Mesfushori i Kombëtares se Kosovës shumicën e karrierës ka luajtur në Suedi, ku ka luajtur për Sandnes dhe Halmstadsi.

Ai po ashtu ka luajtur edhe për FC Prishtinën derisa ka 11 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës. 


(Kosova Sot Online)