S’ka këndellje për Liverpoolin, humbet nga Burnley

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 23:03
S’ka këndellje për Liverpoolin, humbet nga Burnley

Pesë ndeshje në Premier Ligë, asnjë fitore. Ky është bilanci i Liverpoolit në ndeshjet e fundit ku sonte e vazhdon formën e dobët duke humbur në Anfield me rezultat 0-1 kundër Burnley. Që nga fitorja prej 0-7 kundër Crystal Palace, Liverpool nuk ka asnjë fitore në Premier Ligë

Liverpool nuk po dinë të këndellet në Premier Ligë, ku sonte ata kanë humbur me rezultat 0-1 kundër Burnleyit.

Kjo është humbja e dytë nga pesë ndeshjet e fundit e Liverpool në Premier Ligë, ku ka edhe tre barazime.

Liverpool e dominoi pjesën e parë derisa vazhdimisht sulmonte portën e portierit Pope të Burnleyit.

Megjithatë nuk pati gola.

I njëjti ritëm i ndeshjes ishte edhe në pjesën e dytë.

Liverpool sulmoi 21 herë portën e Burnleyit por pa sukses derisa pati edhe gjashtë goditje në portë, derisa skuadra e vendit të 17-të në Premier Ligë.

Por, kur mendohej që ndeshja do të përfundonte barazim në minutën e 83-të u akordua për Burnley e cila u shndërrua në gol nga Barnes.  

Liverpool u mundua që ta barazojë rezultatin por minutat nuk mjaftuan.

Xherdan Shaqiri luajti në këtë ndeshje për 90 minuta por që nuk arriti që ta bënte ndryshimin, pavarësisht se pati më se shumti goditje në portë.

Pas këtij barazimi, Liverpool mbetet në vendin e katër me 34 pikë, një më pak se Tottenham që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mund të jetë para Liverpool në rast se fiton ndeshjen e mbetur.

Në anën tjetër, barazimi i ka ndihmuar Burnleyit pasi që e ngrit atë në vendin e 17 me 17 pikë, duke u larguar kështu nga zona e rrezikut të rënies nga liga. 

(Kosova Sot Online)