Fikayo Tomori, lojtari më i ri i Milanit

  • S.A /
  • 22 January 2021 - 10:05
Fikayo Tomori, lojtari më i ri i Milanit

Fikayo Tomori është një lojtar i Milanit. Statusi zyrtar vjen direkt nga faqja e internetit e Lega Serie A. Kontrata e mbrojtësit anglez tashmë është depozituar në Ligë nga ekipi i Milanit. Mbrojtësi vjen nga Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, me mundësi rikthimi. 

Vetë Tomori do të mbërrijë në qytetin e modës sot. Vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës do të kryhen pasditen e sotme.Një përshpejtim qi tillë do të nënkuptonte që Tomori do të ishte i gatshëm qysh për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantas.

(Kosova Sot Online )