Vazhdojnë lajmet e këqija për Realin, lëndohet ylli i skuadrës

  • S.A /
  • 22 January 2021 - 14:08
Vazhdojnë lajmet e këqija për Realin, lëndohet ylli i skuadrës

Para pak minutave Real Madridi konfirmoi se trajneri, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe rrjedhimisht do t’i mungojë skuadrës në të paktën dy javët e ardhshme.

Por, lajmet e këqija për Realin sot nuk mbarojnë me kaq. Marca po raporton se mesfushori, Fede Valverde është lënduar,

” Pas testimeve të kryera sot në lojtarin tonë, Fede Valverde nga Shërbimet Mjekësore, ai është diagnostikuar me dëmtim të muskujve në këmbën e djathtë” – thuhej në raportin mjekësor të “Los Blancos”.

Mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojë 22-vjeçari uruguaian. 

(Kosova Sot Online )