Zyrtare: Roma humbet nga Spezia 3-0, në tavolinë

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 18:45
Zyrtare: Roma humbet nga Spezia 3-0, në tavolinë

Spezia fitoi 4-2 kundër Romës në 1/8-ën e Finales se Kupës së Italisë, por Gjykata Sportive ka vendosur që ky rezultat nuk vlen dhe se Spezia fiton me rezultat 3-0 në tavolinë

Gjykata Sportive ka vendosur që Roma ta humbet ndeshjen me rezultat 3-0 kundër Spezias pasi që romakët bën më shumë zëvendësime se lejohet në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.

Verdikti i Gjykatës Sportive është marrë këtë mbrëmje dhe konfirmon humbjen në tavolinë pasi që Roma bërë gjashtë zëvendësime.

Roma edhe me lojë ishte mposhtur me rezultat 4-2 në Kupën e Italisë por ky rezultat do të shlyhet dhe ai zyrtar do të jetë 3-0, për shkak se u zëvendësuan gjashtë lojtarë gjatë ndeshjes.

Kjo është hera e dytë që Roma humbet ndeshje në tavolinë. Rasti i parë ishte në ndeshjen e parë kundër Veronas ku ata kishin futur në ndeshje një lojtar të paregjistruar si Amadou Diawara. 

(Kosova Sot Online)